E enjte, 14 Nëntor, 2024

40-vjeçarja ia thyen veturën me sëpatë burrit të saj, shkak xhelozia

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të problemeve mes një çifti. E në shumë raste ato përpos konflikteve e mosmarrëveshjeve verbale, eskalojnë edhe në sulme ndaj njëri-tjetrit, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkaqe xhelozie, një grua në Fushë Kosovë po dyshohet se ka dëmtuar veturën e bashkëshortit të saj.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe si rrjedhojë, 36-vjeçari është detyruar që rastin ta denoncojë në Polici.

Bazuar në dëshminë e tij dhënë organeve të hetuesisë, e shoqja për motive të xhelozisë, me sëpatë ka goditur veturën e ankuesit duke ia thyer kështu xhamat.

Si rezultat i denoncimit, 40-vjeçarja është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit nga hetuesit ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarës kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer