E shtunë, 27 Korrik, 2024

5 lojtarë ndahen me klubin e Drenicës

Drenica ka bërë të ditur sot se ka ndarë rrugët me pesë futbollistë që mbrojtën ngjyrat e ekipit gjatë stinorit vjeshtor. Ekipi nga Skenderaj që për herë të parë ra në Ligën e Parë prej Superlige, ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me mirëkuptim me futbollistët: Zenel Gavazaj, Enis Gavazaj, Ardian Hoti, Albin Hasani dhe Sunay Hasan.

Kuqezinjtë nga “Bajram Aliu” kanë mbyllë pjesën e parë të stinorit në Ligë të Parë – Grupi A, në pozitë të katërt të renditjes tabelare duke mbledhur 20 pikë nga 14 ndeshje të luajtura. Lider i këtij grupi në Ligë të Parë është Dinamoja e Ferizajit që ka 30 pikë.

Vendi i parë i grupit siguron Superligën për edicionin e ardhshëm të garave, ndërsa i dyti çon në playoff, ku ekipi duhet luajtur ndeshje barazhi për të siguruar Superligën.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer