Tuesday, May 5, 2026

Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje ushtarake, Turqia ndan 200 milionë lira për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit Financiar Ushtarak mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë.

Marrëveshja është nënshkruar së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler.

Sipas Maqedoncit, kjo marrëveshje është dëshmi e partneritetit të fortë mes dy shteteve dhe synon forcimin e bashkëpunimit afatgjatë në fushën e mbrojtjes.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Turqisë do ta mbështesë Kosovën me 200 milionë lira turke, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj profesional dhe institucional.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer