E shtunë, 27 Prill, 2024

Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

Skuadra e Drenicës vazhdon të jetë pa trajner pas largimit të Bekim Shotanit.

Skuadra nga Skenderaj e ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Shotani pas rezultateve të dobëta, duke regjistruar tre humbje nga tre ndeshje në edicionin pranveror.

Drejtuesit e kësaj skuadre janë duke punuar për emrin e ri dhe tashmë sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport’, trajneri Afrim Jashari është në mesin e të parëve që është kontaktuar nga klubi, të cilit i është ofruar kjo pozitë.

Megjithatë, ai nuk ka pranuar ofertën dhe e ka refuzuar atë. Sipas burimeve, Jashari është i pakënaqur me atë se si është vlerësuar nga klubi, duke iu ofruar kjo mundësi vetëm në kohë kur klubi ka kriza të tilla dhe jo kur skuadra është në kushte normale.

Kujtojmë që Afrim Jashari kishte një aventurë shumë të suksesshme në të kaluarën te Drenica, ku për një edicion e kishte mbajtur një seri me plotë 14 ndeshje pa humbje radhazi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer