Aksidenti i rëndë në rrugën Carralevë-Komoran mëngjesin e së martës përfundoi me fatalitet.
Një i mitur ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në aksident. Lajmin e ka bërë të ditur për insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.