E shtunë, 27 Korrik, 2024

Aksion i Antidrogës në rrugën Skenderaj – Mitrovicë: Kapen mbi 4 kg marihuanë, arrestohen dy persona

Dje në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës, nën dyshimin për posedim të substancave të dyshuara narkotike, në Magjistralen Klinë [Skenderaj] – Mitrovicë kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mercedes, ngjyrë hiri me targa vendore në të cilin ndodheshin dy persona, transmeton portali rajoni.org.
 
Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur, në bagazh, në një çantë të madhe është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjeten (4710) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
 
Sipas policisë, prokurori përgjegjës i rastit, ka lëshuar vendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve nën dyshimin e arsyeshëm se ata kanë kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.  
 
Lidhur me rastin janë sekuestruar dëshmitë/provat e cekura në vijim :
 
• Një qese e madhe me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë totale 4710 gram;
• Një automjet Mercedes ngjyrë hiri me targa vendore dhe
• Dy telefona celular.

* Foto Ilustrim

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer