E premte, 4 Tetor, 2024

Aksioni në Leposaviq – Policia sekuestron mbi 5 milionë dinarë, 57 mijë dollarë e 10 mijë euro

Policia e Kosovës, të enjten, Bankën Popullore të Serbisë dhe degën e Drejtorisë së Thesarit të Serbisë në komunën e Leposaviqit – si vazhdimësi i aksioneve për mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, të premten, thuhet pas bastisjeve janë sekuestruar miliona dinarë e dhjetëra mijëra dollarë e euro.

“Lidhur me rastin, më 12.09.2024 njësitet policore kanë  kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5 milionë e 772 mijë e 313 dinarë serbë, 57 mijë e 626 dollarë amerikanë, 10 mijë e 835.00 euro dhe 2 mijë 790 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë”.

Rasti është cilësuar si shpëlarje e parave dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike ku janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që theksohet se dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, kishte thënë se aksioni është zhvilluar me urdhër të gjykatës në Mitrovicë të Veriut.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer