Aktori i njohur, Granit Uka, ka ndarë një përvojë të veçantë nga qëndrimi i tij në fshatin Nekoc të Drenicës, duke vlerësuar mikpritjen dhe traditat e kësaj zone.
Përmes një postimi në FB, Uka ka theksuar se është ndjerë shumë mirë gjatë kësaj vizite, duke lavdëruar djemtë e Drenicës për vlerat dhe burrërinë e tyre.
“Në këtë odë në Nekoc të Drenicës u ndjeva shumë mirë. Drenicasit kanë shumë vlera dhe janë burra të mëdhenj. Me ju shku në konak, të bëjnë me u ndi i madh dhe të vlerësojnë shumë. Ec e ndiu i madh në Drenicë unë”, ka shkruar ai.