Saturday, July 4, 2026

LVV në Skenderaj me akuza ndaj pushtetit të Skenderajt: KF Drenica po çohet drejt falimentimit të qëllimshëm

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka reaguar për zhvillimet e fundit në KF Drenica, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi për situatën në të cilën ndodhet klubi.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Kryetari i Skenderajt ‘kundërligjshëm’ i jep bonus-zonim me vlerë mbi 5 milionë euro një kompanie private

Në një komunikatë të publikuar në Facebook, LVV thekson se largimi i lojtarëve dhe investitorëve lë përshtypjen e një falimentimi të qëllimshëm.

Sipas LVV-së, një situatë e tillë është pasojë e viteve të menaxhimit të dobët, mungesës së transparencës, vendimeve të gabuara financiare dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale.

LVV kujton se marrëveshja me investitorin e huaj ishte paraqitur si një mundësi për ta nxjerrë klubin nga kriza, por tani që ajo ka dështuar, kërkon që qytetarët dhe tifozët të informohen se çfarë ka ndodhur, kush mban përgjegjësi dhe cili është plani për ta shpëtuar klubin.

Sipas tyre, nëse nuk ndërmerren masa urgjente, rrezikohet jo vetëm statusi i Drenicës në Superligë, por edhe tradita shumëvjeçare e klubit.

Komunikata e plote:

Reagim mbi situatën në Klubin e Futbollit “Drenica”

LVV qendra në Skenderaj kujton se KF “Drenica” nuk është thjesht një klub futbolli. Ai është pjesë e identitetit sportiv dhe qytetar të Skenderajt, një identitet që për dekada ka përfaqësuar me dinjitet Drenicën në futbollin e Kosovës. Pikërisht për këtë arsye, gjendja e rëndë në të cilën ndodhet sot KF “Drenica” nuk mund të trajtohet si një problem i parënëdsishëm për të cilin askush nuk e merr seriozisht.

Largimi i lojëtarëve dhe investitorëve len shijën e një falimentimi të qëllimshëm. Falimentimi i një klubi nuk ndodh brenda natës. Ai është rezultat i viteve të tëra të menaxhimit të dobët, mungesës së transparencës, vendimmarrjeve të gabuara financiare dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale. Dhe për të gjitha këto duhet të kërkohet përgjegjësi. Kur borxhet grumbullohen, kur nuk ndërtohet një model i qëndrueshëm financiar dhe kur mungon llogaridhënia, dështimi bëhet i pashmangshëm. E KF “Drenica” nuk mëriton një dështim të tillë, të paktën tifozët e Drenicës dhe historia e klubit nuk e meriton.
Shpresa e krijuar nga marrëveshja me investitorin e huaj, muaj më parë, u paraqit si një mundësi për ta nxjerrë klubin nga kriza. Sot, kur kjo marrëveshje ka dështuar, qytetarët dhe tifozët meritojnë një shpjegim të plotë: çfarë ndodhi, kush mban përgjegjësi dhe cili është plani konkret për shpëtimin e klubit? Heshtja nuk është zgjidhje!
Nëse nuk veprohet me urgjencë, rreziku nuk është vetëm humbja e statusit në Superligë, por edhe dëmtimi i një tradite sportive të ndërtuar me mund ndër breza. Drenica është pasuri e qytetit, jo pronë e individëve apo e grupeve të interesit.
Prandaj, koha e justifikimeve duhet të marrë fund. Është koha për transparencë të plotë, auditim të gjendjes financiare, identifikim të përgjegjësive dhe një strategji serioze për rimëkëmbjen e klubit. Vetëm kështu KF “Drenica” mund ta rikthejë besimin e tifozëve dhe të sigurojë një të ardhme të denjë me historinë dhe emrin që mban.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer