Friday, May 9, 2025

Alarmon Tahiri: Ka rrezik real që Minatorët nuk kanë me marr rrogën edhe në Gusht

Kryetari i degës së LDK’së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, e ka bërë një reagim në lidhje me mos-ekzekutimin e pagave për minatorët e Trepçësh tash e dy muaj, shkruan portali rajoni.org.

Tahiri me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Minatorët e Trepçës as në Qershor e as në Korrik nuk i kanë marr pagat e tyre, ata e as fëmijët e tyre nuk kan pas të hyra as për gjëra elementare jetësore këtë verë, e lëre më të shkojnë në pushim.

“Ti që po e lexon këtë postim ndoshta je në deti, ose je kanë në pushim, ose edhe planifikon me shku në pushim, por mos harro, Minatorët e Trepçës as në Qershor e as në Korrik nuk i kanë marr pagat e tyre, ata e as fëmijët e tyre nuk kan pas të hyra as për gjëra elementare jetësore këtë verë, e lëre më të shkojnë në pushim”.

“Ka rrezik real që Minatorët nuk kanë me marr rrogën edhe në Gusht, rrjedhimisht  nuk kanë me pas me çka me i përgatitë fëmijët e tyre për fillim të vitit shkollor.

Por kjo ska rëndësi hiq, veq ‘liderët’ tanë le të flladiten në Ujman!!!”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer