Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje me numër 99, Hysni Mehani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Skenderajt, së bashku me Albulena Haxhiu dhe Arjeta Fejza.
Sipas Mehanit, gratë kanë luajtur gjithmonë rol të rëndësishëm në proceset e mëdha shoqërore dhe politike, ndërsa ka shprehur bindjen se edhe në zgjedhjet e 7 qershorit ato do të jenë faktor i rëndësishëm i ndryshimit.
“Bashkë me U.D Presidenten, Albulena Haxhiu dhe deputeten Arjeta Fejza takuam gratë e vajzat e Skenderajt. Gratë çdo herë kanë qenë pjesë aktive e ndryshimeve të mëdha, njëjtë do të jenë edhe më 7 qershor”, ka shkruar Mehani.