Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 5, Arian Tahiri, ka takuar sot veteranë, invalidë dhe familje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.
Tahiri tha se së bashku me ta janë zotuar që do të punojnë për t’ua kthyer mbështetjen që vazhdimisht po e japin.
Postimi:
Sot, krah për krah e dorë më dorë me veteranët, invalidët dhe familjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.
U zotuam se do të mundohemi t’u dalim hakut për mbështetjen e vazhdueshme që na japin.
S’ka bekim më të madh sesa të jesh në krah të burrave e grave më të vyer të këtij vendi!
Faleminderit! #AT5