Tuesday, April 14, 2026

Arlinda Muqa betohet si anëtare e re e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Në takimin e 292-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) është betuar si anëtare joprokurore me mandat pesëvjeçar Arlinda Muqa.

Betimi i Muqës u bë pas leximit të tekstit të betimit nga kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, i cili sqaroi se Muqa ka bërë pezullimin e punës që e kishte paraprakisht me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Kujtojmë se Muqa ishte zgjedhur në këtë pozitë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 59 vota.

Paraprakisht, Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Procesit të Përzgjedhjes së Anëtarëve Joprokurorë të Këshillit Prokurorial kishte rekomanduar listën e kandidatëve sipas rezultateve të pikëzimit, ku Arlinda Muqa ishte renditur e para me 47 pikë, Novitet Nezaj i dyti me 39 pikë dhe Artan Fejzullahu i treti me 37 pikë.

Muqa ishte pjesë e Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Me betimin e Muqës, KPK arrin përbërjen e plotë prej shtatë anëtarësh./BetimipërDrejtësi/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer