E martë, 27 Shkurt, 2024

Dyshohet se i mbajtën dy gra të mbyllura, arrestohen dy Drenicasit

Hetuesit policorë të stacionit të Drenasit, sot kanë arritur të sigurojnë prezencën e dy personave të dyshuar të cilët kundërligjshëm i kanë mbajtur të mbyllura dy gra.

Ata po ashtu akuzohen për lëndime trupore, sulme dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

“Rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar”.

Personat e dyshuar:

– V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– B. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer