Tuesday, May 26, 2026

Arrestohet edhe personi i dytë për rastin që ndodhi dje në Komoran, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar lidhur me rastin “Vrasje në tentativë” që kishte ndodhur më 21 maj 2026 në rrugën “Imer Alushani” në Komoran të Drenasit.

Sipas raportit shtesë të policisë, më 25 maj është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 00:40, kur viktima kishte raportuar se dy persona të dyshuar, njëri prej tyre i armatosur me pistoletë, kishin shtënë dy herë në drejtim të veturës së tij, ndërsa i dyshuari tjetër kishte goditur veturën me një mjet të fortë.

Nga rasti ishin shkaktuar vetëm dëme materiale në veturë, ndërsa njëri nga të dyshuarit ishte arrestuar menjëherë nga policia. Gjatë kontrollit, atij i ishte gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me një karikator pa fishekë.

Me arrestimin e personit të dytë, policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer