E premte, 26 Prill, 2024

Arrestohet i dyshuari që shtyti në vetëvrasje 18-vjeçaren që tentoi t’i japë fund jetës në Prishtinë

Gazeta Sinjali pasditen e së mërkurës ka raportuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë, ku një vajzë dyshohet se tentoi t’i japë fund jetës së saj. Lidhur me këtë ngjarje ishte shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet se ushtroi presion mbi vajzën dhe i shkaktoi asaj shqetësim e frikë, duke e shtyrë drejt vetëvrasjes.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore, është arritur që të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit dhe i njëjti është arrestuar.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me veprën të cilën dyshohet se e kreu.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Shtytje në vetëvrasje’ dhe ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja e trishtë?

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 18-vjeçare, e cila para disa ditësh kishte tentuar t’i jap fund jetës, duke konsumuar medikamente, që ia përkeqësuan gjendjen shëndetësore. Për pasojë, ajo përfundoi në QKUK dhe fatmirësisht shpëtoi.

I riu Xh.Sh., po dyshohet se nuk e ka lënë vajzën rehat duke i bërë trysni, prandaj ajo kishte marrë vendim që të bëjë vetëvrasje, për shkak të situatës që ishte rënduar deri në atë pikë dhe nuk po gjente zgjidhje.

Gjithçka që kishte ndodhur javët e fundit, vajza e ka rrëfyer para hetuesve policorë dhe ka kërkuar ndihmë, që të ndalet i dyshuari dhe të shpëtojë nga dhuna psikike që po ia shkakton, për motive akoma të panjohura.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer