E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Arrestohet një person në Terrnafc të Skenderajt, policia jep detajet

Është arrestuar dje një person, pasi që të njëjtit gjatë kontrollit të policisë në veturën e tij i janë gjetur pesë (5) fishekë të AK-47, më pas i është gjetur dhe konfiskuar arma e lartcekur me karikator dhe gjashtëmbëdhjetë fishekë te kalibrit 7.62 mm, shkruan portali rajoni.org.

I njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se posedon edhe një armë revole me gaz në shtëpi.

Policia njofton së të dyshuarit i është konfiskuar edhe revolja me  gaz me karikator të zbrazët.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer