E enjte, 2 Maj, 2024

Arrestohet vajza me shtetësi Zvicrane, kërcënoi kosovarin përmes mesazheve

Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale e kishte kërcënuar një djalë kosovar.

Siç njofton Policia të dyshuarës i është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Viti/18.04.2024-21:30. Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer