Sot në QKMF të Skenderajt ëshë pensionuar njëra nga doktorreshat me të respektuara të Skenderajt, dr. Aferdita Pllana-Rama, një profesioniste e dalluar e cila për shumë vite i shërbeu me përkushtim, integritet dhe humanizëm shëndetit të qytetarëve të këtij rajoni, shkruan rajoni.org.
Gjatë karrierës së saj, Dr. Aferdita ka qenë shembull i profesionalizmit, etikës dhe përkushtimit ndaj pacientit, duke fituar respektin e kolegëve dhe besimin e komunitetit.
Kontributi i saj në sistemin shëndetësor ka lënë gjurmë të vlefshme, ndërsa puna dhe angazhimi i saj do të mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së institucionit tonë.



