Atletja Gresa Bakraqi, do të përfaqësojë Kosovën në sportin e atletikës në lojërat olimpike “Paris 2024”.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
Pejania do të garojë në disiplinën e 800 metrave,
“Gresa merr pjesë me ftesë të universalitetit, pas përzgjedhjes së bërë nga komisioni përkatës i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF)”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.