Avokati osovar, Gazmend Halilaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se do të shkojë në Hagë për të dëshmuar.
I njëjti ka shkruar se sipas tij urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e vrasjeve politike kanë arritur të mbyllin gojën e personave që kërkojnë drejtësi.
“Urdherdhenësit dhe ekzekutuesit e vrasjeve politike të pas luftës, përmes Sistemit të kalbur, kanë arritur të mbyllin gojen e secilit qe kerkon drejtësi për me shumë se 20 vite. Ndërkaq ne do udhetojmë qdo cep të botës, te njerëz tek të cilet ,,NUK kanë arritur ti venë nën kthetra Klani Pronto, Shiku etj”, ka shkruar ai në facebook.
I njëjti shtoi se “Ne dijmë aq shumë, sa qe ,,nuk na duhet me shumë”.