E shtunë, 9 Nëntor, 2024

Bajraktari: Komuna e Skenderajt nuk po i mbulon shpenzimet e varrimit

Shërbimet e varrimit nuk esht duke i kryer me kompania qe i ka kryer deri para disa kohë dhe kjo barrë i është lënë që të i kryjnë familjaret të cilëve u ndodhin rastë të tilla, shkruan portali rajoni.org.

Naser Bajraktari shef i Grupit të asmablistve të IDEAL’it ka pyetur komunen se pse kjo dukuri nuk po ndodh dhe sipas informatave që ai i ka komuna nuk është duke i kryer obligimet për këtë qëllim.

‘Kryetar, në qeverisjen e Bekim Jasharit, për herë të parë kemi marre vendim për të hequr shpenzimet e varrimit për qytetarët tanë, për t’i ndihmuar sadopak në ato momente pikëllimi. Sot kjo praktikë nuk po zbatohet më, dhe shpenzimet për ceremonitë e varrimit nuk po mbulohen. Pse po ndodh kjo, kryetar?’ – ka pyetur Bajraktari.

Bajraktari theksoi se mungesa e këtyre shërbimeve rëndon edhe më tej familjet në ditët më të vështira dhe po krijon pakënaqësi të qytetarët./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer