Saturday, May 30, 2026

Bardhyl Hasanpapaj: Hajvalia tregoi mbështetje të fuqishme për LDK-në

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se tubimi i mbajtur në Hajvali është përcjellë me pritje të jashtëzakonshme nga qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasanpapaj ka vlerësuar energjinë, entuziazmin dhe besimin e madh të qytetarëve të Degës V të Prishtinës, duke theksuar se ata dëshmuan edhe një herë se LDK-ja mbetet shtëpia e tyre politike.

Postimi:

Hajvalia sonte na dha një pritje të jashtëzakonshme! 💙

Me energji, entuziazëm dhe besim të madh për fitoren, qytetarët e Degës V të Prishtinës dëshmuan edhe një herë se LDK-ja mbetet shtëpia e tyre politike.

Faleminderit për mikpritjen, përkrahjen dhe atmosferën e mrekullueshme. Bashkë po ecim të sigurt drejt fitores së 7 qershorit!

#LDK113 ✅
#VjosaOsmani1 ✅
#LumirAbdixhiku2 ✅
#BardhylHasanpapaj34 ✅

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer