Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka zhvilluar aktivitet elektoral në Rahovec, ku ka thënë se ka marrë mbështetje dhe entuziazëm nga qytetarët e këtij qyteti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasanpapaj ka falënderuar qytetarët e Rahovecit për pritjen që i kanë bërë gjatë vizitës së tij, duke e cilësuar atë si madhështore.
“Në qytetin e vreshtave, sot korrëm besim, shpresë dhe entuziazëm. Rahovec, faleminderit për pritjen madhështore!”, ka shkruar ai.
Hasanpapaj ka shprehur mbështetjen e tij për LDK-në dhe kandidatët kryesorë të subjektit politik në zgjedhjet e ardhshme, duke kërkuar votën për LDK-në, presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku, si dhe për kandidaturën e tij për deputet.