Wednesday, April 15, 2026

Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe municion (FOTO)

Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në Skenderaj, ku janë sekuestruar armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Sipas njoftimit, veprimet hetimore janë ndërmarrë pasi është pranuar një informacion se një person kishte publikuar në rrjete sociale pamje duke ekspozuar një armë. Hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë të dyshuarin.

Më 14 prill 2026, bazuar në dyshimet e ngritura, është kryer bastisje në shtëpinë e tij në zonën e Skenderajt. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar pesë armë, përfshirë tri armë të shkurta (pistoleta) dhe dy armë të gjata, si dhe 734 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është intervistuar në lidhje me veprat penale të posedimit të paautorizuar të armëve dhe posedimit të armëve me autorizim të skaduar.

Në konsultim me prokurorin, rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer