Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për jetën e tij jashtë politikës.
Ai tregoi se ende merret me bujqësi dhe vazhdon ta punojë tokën që e ka trashëguar nga babai.
“Hera e fundit që kam dalë me traktor për të lëvruar ka qenë në pranverën e këtij viti. Kam tokë të trashëguar nga babai dhe kujdesem që asnjë pjesë të mos mbetet djerrë. Sivjet kam mbjellë rreth 1.5 hektarë grurë, si dhe patate, qepë, misër e një pjesë bahçe. Kam edhe një traktor të kuq”, u shpreh Hamza.
Ai theksoi se toka që posedojnë është shumë pjellore dhe e klasit të parë, por shtoi se sfida kryesore mbetet largimi i njerëzve.
“Fatkeqësisht, çdo ditë ka gjithnjë e më pak njerëz. Po migrojnë si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij”, deklaroi Hamza në Dpt te Fidani.