E hënë, 26 Shkurt, 2024

Bie në prangat e Policisë 40-vjeçari nga Skenderaj që kërkohej nga Gjykata, kishte 6 urdhëresa aktive

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, Sinjali mëson se kanë rënë në prangat e Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Siç thonë burimet, në mesin e tyre është edhe një 40-vjeçar, i cili është kapur të hënën në Skenderaj, ku pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka hiç më pak se 6 urdhëresa aktive.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, për të cilin Gjykata Themelore në Mitrovicë kishte lëshuar urdhër për arrestim pasi ishte shpallur fajtor për vepra të ndryshme penale, për çka ishte dënuar me burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, i riu është dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit në vend për ta vuajtur dënimin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer