Saturday, May 16, 2026

Bllokimi i rrugëve me kamion dhe traktorët në Skënderaj, Hysni Mehani: Sami Lushtaku mund t’i imitojë metodat e Radoiçiqit në Drenicë, por Drenica kurrë nuk do të mendojë serbisht

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, përdori gjuhë të rëndë për të përshkruar grumbullimin dhe vendosjen e disa traktorëve në rrugë para stacionit policor ku po intervistohej kryetari i komunës, Sami Lushtaku, për rastin ku Mehani u sulmua.

Mehani krahasoi ngjarjen me trazirat në veri dhe tha se Lushtaku po mundohet t’i imitojë metodat e Milan Radoiçiqit.

“Nëse parmbrëmë prania e njësisë speciale ua kujtonte një të kaluar të errët, çfarë u kujtonte bllokimi i rrugëve dhe i policisë me kamionë, traktorë dhe mjete të tjera? Sami Lushtaku mund t’i imitojë metodat e Radoiçiqit në Drenicë, por Drenica kurrë nuk do të mendojë serbisht. Deri në frymën e fundit”, ka shkruar ai.

Mehani dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se sulmin ndaj tij e ka bërë Lushtaku.

Këtë pretendim e ka mohuar vetë Lushtaku.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer