E premte, 26 Prill, 2024

Çfare “interesash” fshihen prapa shkarkimeve të drejtorëve në Skenderaj!?

Çka po flitet me të madhe në Skenderaj? Pa dyshim se në opinionin e Skenderajt ka lloje të temave që fliten për gjera të ndryshme, për një person apo institucione të caktuara, shkruan portali rajoni.org.

Këto informata shpesh lansohen me qëllime nga njerëz të caktuar për të devijuar diskursin e opinionit për ngjarjet ditorë që nuk janë në favor të tyre, por ka edhe prej atyre që këto informata i plasojnë në tentim për të parandaluar dukuri, e cila pritet të ndodhë dhe kjo gjithmonë në mënyrë hipotetike.

Këto zakonisht ndodhin, kur mungon transparenca dhe komunikimi i faktorëve të caktuar me media apo edhe burokracia për të marr një sqarim apo një informacion nga dikush kompetent.

Përfolja ma e madh që ka ndodhë në opinionin e këtushem, kohëve te fundit ka qenë ajo e shkarkimit të dy drejtoreshave së gjeodezisë dhe katastarit të Komunë së Skenderajt dhe shkaqet që kanë quar deri te ky shkarkim.

Është folur së kjo ka ndodh për faktin se ato nuk jan pajtuar me një qëllim të Komunës, që poligoni afër stacionit të policisë ti jepet dikuj për ndërtim të largë dhe kjo ka qenë arysyja që ato ja larguar.

Pra, nëse është kështu vërtet duhet përshëndetur kjo vendosmëri e këtyre ish drejtoreshave në mbrojtje të interesit qytetar.

Tash ata që ja kanë vnue syrin poligonit sportiv afër stacionit policor i ndërtuar nga Bekim Jashari, si nuk po heqin dorë.

Sipas asaj qe flitet në Skenderaj edhe brenda vet Komunës në atë poligon parashihet që të ndërtohet objekti i ri i Gjykatës komunale dhe kjo do të arsyetohet së objekti i Gjykatës është i vjetër, kurse në vend të gjykatës do të ndërtohet një objekti afaristo banesorë dhe nëse kjo ndodh krejt dihet nga kush, dhe se shumë shpejt pritet zyrtarizimi i drejtoreshës tjetër./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer