Iniciativa Qytetare në Skënderaj, që merret me monitorimin e kuvendit të komunës së Skënderaj para disa ditësh ka publikuar angazhimin e asamblistëve të këtij kuvendi për vitin 2022, përcjell portali rajoni.org.
Kështu sipas kësaj matjeje, Hysni Mehani del të jetë asamblisti, i cili më së shumti ka debatuar në interes të qytetarëve. Nga subjektet e tjera: Afrim Kabashi i NISMA-së dhe ish-kryesuesje e kuvendit, Fatbardha Haliti nga IDEAL-i.
Ndërsa sa i përket asamblistëve më pasivë, apo thënë ndryshe, që “s’e kanë çelë gojën” kurrë, kjo OJQ, që është ndër më aktivet në komunën e Skënderajt ka radhitur Ferdane Beqirin, Ragip Durmishin Avdulla Gecin, Valon Musliun etj., të gjithë të PDK-së.
Milazim Mustafa drejtor i kësaj OJQ-je ka theksuar se kjo përbërje është ndër kuvendet më aktive pas lufte për shkak të opozitarizmit konstruktiv Ideal & LVV.
“Ajo që është shqetësuese është se partia në pushtet, PDK-ja, gjatë hartimit të listave zgjedhore dhe fushatës elektorale mburrej me listën e saj se në të ka njerëz të ngritur profesionalisht e të arsimuar si (mjekë, specialistë, profesorë etj), fatkeqësisht zëri i tyre në kuvend gjatë vitit 2022 nuk është dëgjuar asnjëherë të vetme.”, ka theksuar Mustafa./rajoni.org/
Më poshtë mund t’i shihni radhitjet sipas muajve, kryeson Hysni Mehani: