E premte, 26 Prill, 2024

Çka po ndodh me Pendën e Drenicës? Cilat janë zhvillimet e fundit?

“Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura së bashku me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë pritur në takim përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe të kompanisë së kontraktuar, të kryesuar nga Gafur Dakaj, Arxhend Hajra, Lorenc Zani dhe Arijan Jovani, ku është diskutuar për projektin tejet të rëndësishëm për komunën e Skenderajt – Penda e Kuqicës.

Në kuadër të çështjes së diskutimit, brenda 10 muajve do të paraqiten tri opsione të ndërtimit të pendës, dhe më pas do të vijojnë procedurat e tjera të studimit dhe vlerësimit të projekteve, të cilat do të mund të realizohen në forma të ndryshme të financimi”, thuhet në njoftimin e komunës rreth kësaj çështjeje, e cila sërish e ka kthyer temën e Pendës së Drenicës në opinionin e këtushëm.

Mirëpo, burime të Rajonit brenda këtij takimi kanë thënë se ky është vetëm një studim që përfshin sasinë e ujit për ta furnizuar pendën dhe nëse plotësohen kriteret atëherë do të përcaktohet se çfarë dige duhet të ndërtohet.

“Po është vetëm fillimi, pas një kohe kur të janë përafruar studimet dhe ka diçka më konkrete do të bëhet një diskutim publik në Komunën e Skënderajt dhe do të bëhet prezantim i të gjitha të dhënave të projektit”, ka thënë burimi në fjalë, sipas të cilit sërish do të ketë shpuarje të tokës në Kuqicë ku është paraparë të ndërtohet penda.

Më së shumti rreth këtij projekti ishte punuar në qeverisjen e Bekim Jasharit, i cili gjatë mandatit të tij kishte pasur negociata edhe me investitorë direkt, shkruan portali Rajoni.org.

Pas ardhjes së Fadil Nurës në pushtet ky projekt nuk ishte përmendur fare dhe kjo është hera e parë që po diskutohet për të./rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer