Futbollistët e klubit brazilian Fluminese, për herë të parë në histori e kanë ngritur trofeun e Copa Libertadores.
Ata e mposhtën Boca Juniorsin, me rezultat 2:1 në një përballje dramatike me Boca Juniorsin.
Llogarinë për brazilianët e hapi sulmuesi veteran, German Cano.
Rezultatin argjentinasit e barazuan me Luis Advincula, kështu duke çuar edhe ndeshjen në kohë shtesë.
Në vazhdime, zëvendësuesi John Kennedy shënoi golin e fitores përpara se ai të përjashtohej pas një kartoni të dytë.
Fluminese tani do të luajë në Kupën e Botës për Klube në dhjetor në Arabinë Saudite së bashku me kampionët e Premierligës dhe Evropës, Manchester City.