E enjte, 25 Prill, 2024

Dalin pamjet se si ndodhi aksidenti me fatalitet që i mori jetën e të riut në Skenderaj!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Skenderaj përkatësisht në fshatin Polac, ku si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti ka ndërruar jetë një 30-vjaçar nga Makermali i Skenderaj, transmeton portali rajoni.org.

Viktima e aksidentit është Arxhend Goxhuli, i cili edhe po drejtonte veturën në momentin kritik.

Ai ishte dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, e më pas për shkak se ishte në rrezik për jetë, ishte transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe ndërroj jetë.

Rajoni ka siguruar pamje të aksidentit se si kishtë ndodhur;

Për ngjarjen tragjike e ka konfirmuar sot edhe policia e Kosovës.

“Skenderaj 06.06.2023 – 14:30. Ka ndodhë një vetëaksident me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe pasagjerja kosovare. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasagjerja është liruar në shtëpi, ndërsa ngasësi i veturës ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer