Ganimete Musliu njihet prej deputeteve që është shumë kritike ndaj qeverisë së Albin Kurtit, duke e akuzuar për mungesë invstimësh e mungesë vëmendje ndaj Drenicës, por ajo gjatë ditës së sotme ka bërë një postim duke duartrokitur punët e mira të qeverisë në mirëmbajtjen e rrugës Skenderaj – Drenas.
Në mëngjesin e ditës së djeshme portali Rajoni ka mësuar se kishte filluar puna në mirëmbajtjen e rrugës Skenderaj-Drenas. Nuk kishte vonuar një postim i Ganimete Musliut si kritikë për gjendjen e asaj rruge, edhe sot deputetja Musliu ka postuar sërish rrugën e mirëmbajtur, duke u munduar që meritat për mirëmbajtjen e rrugës t’i marrë ajo, gjoja së ministria ka intervenuar pas reagimit të saj.
Gjithsesi, edhe nëse ministria do të reagonte pas postimit të saj, kjo dëshmon që qeveria është e përgjegjshme dhe nuk e trajton Drenicën siç thotë deputetja Musliu.
Edhe pse deputetja Musliu bëri pak filma, duhet ta përgëzojmë që la inatet dhe duartrokiti punët e mira të qeverisë.
Postimi:
