E enjte, 2 Maj, 2024

Deputeti i Vetëvendosjes: Stadiumi Nacional do të ndërtohet në Prishtinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaqi, ka komentuar rreth lokacionit se ku do të ndërtohet stadiumi nacional.

Thaqi e ka konsideruar “punë të kryer” çështjen e lokacionit të stadiumit nacional, që sipas tij, do të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës.

“Stadiumi nacional do të ndërtohet. Lokacioni dihet. Bërnica më saktë. Nuk ka tjetër opsion” – tha deputeti i LVV-së, Halil Thaqi për lajmi.net.

Për lokacionin e stadiumit nuk tregoi, veçse ministri i Sportit, Hajrullah Çeku deklaroi se verën e vitit të ardhshëm do të përfundojë master-plani dhe më pas do të caktohet lokacioni i stadiumit nacional.

“Stadiumi nacional do të ndërtohet. Është punë e obligimeve që kemi marrë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Në verën e vitit të ardhshëm do të përfundojmë master planin. Aty përcaktohet lokacioni ku do të ndërtohet stadiumi. Kur të caktohet lokacioni do të nisin procedurat e ndërtimit” – tha ministri Çeku për lajmi.net

Prononcimin e ministrit Çeku dhe deputetit Thaqi mund ta ndiqni në videon e mëposhtme

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer