E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Detyroi vajzën e mitur për t’u martuar

Në shoqërinë kosovare akoma ka shumë raste kur vajzat detyrohen nga prindërit apo familjarët e tjerë  të martohen pa dëshirën e tyre. Detyrimi për martesa të hershme, sidomos kur vajzat janë të mitura është një dukuri shumë shqetësuese. Arsyet shpesh lidhen me kushtet ekonomike, por ka edhe të tjera motive që i shtyjnë prindërit që t’i detyrojnë të bijat me çdo kusht që të martohen me persona shumë më të rritur se ato, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Zhegër të Gjilanit është prangosur një burrë 45-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor. Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari A.Th., po dyshohet se ka tentuar ta detyrojë vajzën e tij, të moshës 17-vjeçare që ta martohet me një kosovar. E mitura e cila jeton që një kohë në Austri është detyruar që të shkojë te disa familjarë të saj në Maqedoni, në mënyrë që të shpëtojë nga martesa.

Si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve hetimore, Policia ka arritur që ta sigurojë prezencën e vajzës, e cila ka rrëfyer në detaje se si ka ndodhur rasti dhe më pas është dërguar në strehimore.

Në anën tjetër, babai i saj i dyshuar është dorëzuar vet në Polici, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për veprat me të cilat ngarkohet.

Me qëllim të mbledhjes së dëshmive, Policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dokumentet e udhëtimit të vajzës së tij, si dhe një armë, që janë sekuestruar nga zyrtarët policorë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer