Deputetja Janina Ymeri ka ngritur alarmin se kompania EFT, e lidhur me biznesmenin serb Vuk Hamoviq, ndodhet në prag të rilicensimit në Kosovë
Ajo ka thënë së procesi i rilicensimit është duke u zhvilluar. Ajo ka rikujtuar edhe deklaratat e mëhershme të kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se “EFT-ja duhet të marrë fund” dhe se “nuk mund t’i themi vetes shqiptarë kur vazhdon të na dominojë EFT-ja”.
Sipas deputetes, jo vetëm që kjo kompani nuk është larguar nga tregu, por ndikimi i saj vazhdon të reflektohet edhe në vendimmarrjet që lidhen me sektorin energjetik dhe investimet ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Kush është tash lideri shqiptari këtu, kur kompania e Vuk Hamovic është në proces të rilincencimit?!
EFT-ja duhet të merr fund thojke Albin Kurti, nuk mund t’i themi vetes shqiptarë kur vazhdon të na dominoj EFT-ja.
Advertisement
Jo që nuk morri fund, por edhe ndikimi i këtij grupi t’i dikton edhe përgjigjet ndaj investimeve ndërkombëtare.