E martë, 23 Prill, 2024

Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

Përleshjet mes miqve e familjarëve në vendin tonë nuk janë të rralla dhe në shumicën e rasteve përfshihen familjen e gruas dhe të dhëndrit. Për motive të ndryshme, shumë prej tyre përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e telasheve. Por ka raste kur disa prej tyre vendosin vet t’i ‘qërojë hesapet’, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se kështu ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Llashticë të Gjilanit, ku plasi sherri pas një mosmarrëveshje mes mikut dhe dhëndrit, pasi ky i fundit i shkoi në shtëpi për vizitë.

Konflikti verbal mes tyre eskaloi në dhunë fizike dhe për pasojë dhëndri po dyshohet se e sulmoi viktimën, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari ka tentuar ta godas viktimën edhe me një shkop, por kanë ndërhyrë familjarët, para se të ndodhte diçka më e keqe.

Përballë kësaj situate, dikush nga familja e ka denoncuar rastin në Polici, teksa viktima që u rrah në shtëpinë e tij, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencë.

Si rezultat i denoncimit, pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer