Të fundit:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e personit në foto, ja për çka dyshohet

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka kërkuar ndihmë...

Hajnat vjedhin veturën në hotel “Kosova”, ofrohet shpërblim për gjetjen e të dyshuarve (VIDEO)

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme...
- Advertisement -

Djali e kërcënon me jetë babain e vet në Skënderaj: “Deri nesër s’ki me kanë gjallë.”

- Advertisement -

Një rast i përleshjes ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Burojë të Skenderajt, ku një person i mitur ka shkaktuar telashe në shtëpinë e tij.

Sinjali mëson se gjithçka ka nisur pas kërkesës të të miturit për ta marrë veturën e babait, e cila nuk u aprovua nga 65-vjeçari. Kjo ka bërë që i mituri të revoltohet dhe të shkaktojë dëme materiale në shtëpi përmes sjelljeve të tij të dhunshme. Po ashtu i njëjti dyshohet se ka kërcënuar babain e tij, duke i thënë se deri nesër nuk do jetë gjallë.

Në gjithë zënkën është përfshirë edhe djali tjetër i familjes, po ashtu i mitur, i cili është përleshur fizikisht me vëllain e tij.

Babai është detyruar që të denoncojë rastin në Polici, ku më pas ka dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitares edhe nëna e dy djemve të përfshirë në rast, e cila ishte alivanosur për shkak të shqetësimit që kishte përjetuar kur ka parë gjithë ngjarjen.
- Advertisement -

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është  iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe ‘Dëmtim apo asgjësim i pasurisë’. I mituri nuk është kthyer në shtëpi, por ka shkuar në shtëpinë e dajave të tij.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -