E mërkurë, 25 Shtator, 2024

DOKUMENT | Kompania e afërt me Vetëvendosjen brenda një ditë i “fshinë” dy tendera në Mitrovicën e Veriut

Komuna e Mitrovicës së Veriut e udhëhequr nga Erden Atiq, i ka dhënë tenderë kompanisë së afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan portali rajoni.org.

PKomuna e Mitrovicës së Veriut brenda një ditë ka shpallur fitues të dy tendereve në vlerë totale prej 407 mijë e 146 euro të njëjtin grup operatorësh ekonomik, ndër të cilët është edhe kompania EL-BAU shpk, kompani e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Më 13.09.2024, Komuna e Mitrovicës së Veriut e ka njoftuar grupin e operatorëve ekonomik “FS C ING shpk, EL – BAU shpk”së janë shpallur fitues të tenderit për Asfalltimin dhe rregullimin e rrugeve në lagjen e Boshnjakeve” në vlerë 217,945.21€.

Po të njëjtën ditë, pra me datën 13.09.2024, Komuna e udhëhequr nga Erden Atiq i VV’së, i ka gëzuar të njëjtit operator edhe me një tjetër tender; bëhet fjalë për “Rregullimin e rrugës mbretit Pjetër, Rruga Vojvod Bojovic dhe rruga Luj Braj” në vlerë 189,201.13€, zbulon portali rajoni.org.

Por kush është kompania “El – Bau”

Rajoni.org ka gjetur se kompania “EL-BAU” SH.P.K, ka për pronar Eljesah Podvorica i cili njihet për afërsin me Vetëvendosjen.

Në vitin 2021, deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe pronari Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë, ku kishin publikuar edhe fotografi dhe ata shihen në shoqëri edhe të disa personave për rreth.

Në vitin 2019, po ashtu, deputeti i LVV-së, Nijazi Isaku, kishte postuar një fotografi së bashku me pronarin Eljesah Podvorica dhe me dy persona të tjerë në Facebook.

“Kosovë urime nga shpëtimi i epidermës së hajnave!”, kështu e kishte paraqitur Kadri Bislimi gëzimin e tij më 14 shkurt 2021, pas fitores së Albin Kurtit.

Kadri Bislmi, një përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje, nga ajo që mund të vërehet qartë në “Facebook”, del të jetë vjehrri i Eljesah Podvoricës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer