Friday, May 22, 2026

Drejtori Duraku: 100 vite histori, dije dhe krenari në shkollën “Shaban Jashari”

Në Skenderaj është shënuar sot 100-vjetori i shkollës “Shaban Jashari”, në një atmosferë festive me mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë të shumtë.

Drejtori Komunal i Arsimit, Kastriot Duraku, tha se kjo ishte një ditë me shumë emocione dhe krenari për arsimin në Skenderaj.

Ai tha se pjesëmarrja e Rifat Jashari e bëri këtë festë edhe më të veçantë, duke kujtuar rëndësinë e shkollës, dijes dhe dashurisë për vendin.

Postimi:

Sot, teksa shënuam 100-vjetorin e shkollës “Shaban Jashari”, përjetuam një ditë të mbushur me krenari, emocion dhe respekt për historinë e arsimit tonë dhe sakrificën kombëtare.

​Prezenca e Bacës Rifat Jashari i dha kësaj feste një madhështi të veçantë, duke na lartësuar vlerat e qëndresës, arsimimit dhe dashurisë ndaj atdheut.

​Gëzuar jubileu të gjithë mësimdhënësve, nxënësve, stafit drejtues dhe gjeneratave që për 100 vite me radhë e mbajtën ndezur këtë vatër të dijes dhe krenarisë!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer