Tuesday, March 18, 2025

Drenicasi ia sheh sherrin rrjeteve sociale, arrestohet pasi postoi foto dhe video me armë

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallëherë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit.

Një rast i tillë është zbuluar dje në fshatin Vajnikë të Skenderaj, ku është shoqëruar në stacion policor një person, shkruan rajoni.org.

Pas intervistimit, Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer