E hënë, 7 Tetor, 2024

Drenori mallkon ish-kolegen e tij: U shite për një vend pune

Xhavit Drenori, ish-kandidati i Iniciativës Qytetare “Green për Drenas ka hedhur akuza ndaj ish antares së partisë, Valentina Leku Gashi.

Sipas Drenorit, ajo ka vjedhur mandatin si asambliste nga kjo parti dhe më pas e ka shitur për një vend pune.

I njëjti ka shkruar se i gjithë grupi mallkon ish-asamblisten për mundin e financat në zgjedhjet e vitit 2021 aty ku Leku-Gashi mori mandatin.

“Mallkimi i gjithe neve qe shpenzuam mund e financa ne zgjedhjet e vitit 2021, nga te cilat zgjedhje e more mandatin e asamblistes me subjektin tone IQ “GREEN per Drenas” dhe e vodhe e me pas e shite per nje vend pune, mos t’i zefte femijet (se ata nuk kan faj)”, ka shkruar Drenori në facebook.

Bashkëngjitur me shkrimin e tij, Drenori ka publikuar edhe një titull të mediave ku Lladrovci kishte mirëpritur në PDK asamblisten dhe fotografinë e konkursit ku ajo fitoi vendin e punës.

Në vendimin e publikuar nga Drenori, thuhet se Valentina Leku-Gashi do të fillojë punën në shkollën “Bajram Curri” në Nekoc.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer