Saturday, May 30, 2026

Driton Ajazi: Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj janë gurthemeli i lirisë së Kosovës

Në 27-vjetorin e rënies së tyre, janë përkujtuar dy ish-pjesëtarë të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PDK-së në Drenas, Driton Ajazi, tha se ata me sakrificën e tyre janë pjesë e rëndësishme e historisë së luftës për lirinë e Kosovës.

Postimi:

Sot, në 27-vjetorin e rënies heroike, përkujtuam dy nga figurat emblematike të UÇK-së, Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn, të cilët me sakrificën e tyre u bënë gurthemeli i lirisë sonë.

Vepra dhe flijimi i tyre mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë dhe dëshmi se liria e Kosovës është ndërtuar mbi gjakun e heronjve dhe dëshmorëve të saj.

Lavdi e përjetshme! 🇦🇱🇽🇰

D.A.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer