E premte, 4 Tetor, 2024

Dyshime për kurdisje të konkursit në Drenas, pritet ‘rehatimi’ i të afërmit të biznesmenit të njohur

Burime të portalit rajoni.org brenda komunës së Drenasit kanë denoncuar konkursin e hapur nga komuna e Drenasit për poziten “Zyrtar për list të pagave për Arsim”, shkruan portali rajoni.org.

Sipas tyre, dyshohet së kjo pozitë në këtë konkurs është e kurdisur, madje tani është përgaditur edhe terreni për punësimin e Ndrqim Racit – familjar i biznesmenti Ekrem Elshanit.

Me poshtë gjeni edhe rezultatet e publikuar nga Komuna e Drenasit, ku nga disa kandidat në testin me shkrim ka arritur të kaloj vetëm Ndriqim Raci.

Portali rajoni.org i ka shkruar edhe zyres së Ramiz Lladrovcit lidhur me dyshimet për kurdisje të konkurseve, mirëpo të njëjtit kanë akuzuar “rajonin” për presion direkt në procedura të rekrutimit, përkatësisht tek komisionet rekrutuese, si në shërbimin civil ashtu edhe në rekrutimet në institucionet arsimore e shëndetësore.

“Me hyrjen që keni bërë për pyetjet e parashtruara më 01 shtator 2024 (ditë e diele), keni paragjykuar me konstatime të cilat fyejnë rëndë punën tonë, transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen e shkëlqyer të Komunës së Drenasit”, thuhet në përgjigjjen e tyre.

Poashtu ata kanë thënë së pikët e testit me shkrim, nuk mund të shihen nga komisioni, pasiqë ato i dërgohen nga sistemi i DPMZ-së-MPB, direkt në email të kandidatit ditën dhe orën e testimit, sepse sistemi është i automatizuar.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer