E hënë, 20 Maj, 2024

Dyshime për kurdisje të konkursit në Komunën e Vushtrrisë, pritet ‘rehatimi’ i shefit të kabinetit të Ferit Idrizit!

Dega e LDK’së në Vushtrri përmes një reagimi në rrjetin social “facebook” ka denoncuar konkursin e hapur nga komuna e Vushtrrisë për poziten “Zyrtar i lartë ligjor”, shkruan portali rajoni.org.

Sipas tyre, ky konkurs është i parapërgaditur për shefin e kabinetit të kryetarit të Ferit Idrizit, Bujar Shatrollin.

“I bindur se do të humbas në zgjedhjet e ardhshme sepse nuk bëri asgjë përveç se mashtroi çdonjërin që i besoi, Ferit Idrizi tani i ka shpallë konkurs për punësim Shefit të tij të Kabinetit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyrë:

Reagimi i plotë:

Konkurs i parapërgatitur për Shefin e Kabinetit të Kryetarit të Komunës

I bindur se do të humbas në zgjedhjet e ardhshme sepse nuk bëri asgjë përveç se mashtroi çdonjërin që i besoi, Ferit Idrizi tani i ka shpallë konkurs për punësim Shefit të tij të Kabinetit.

Vetëm pak ditë më parë u punësua Asistenti i Nënkryetarit, e pas tij i erdhi radha edhe shefit të tij të kabinetit, të cilin Feriti nuk e lë pa shpërblim.

Kjo do të thotë që ky të gjitha fijet i ka me parti (lexo: PDK) dhe nuk ka fije turpi për mënyrën se si trajton dhe mashtron qytetarët që i besuan.

Vushtrria meriton më mirë!

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer