Një person ka vdekur pasi lëndimeve që ka marrë nga arma e zjarrit në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Rastin për Raporto24 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se “Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Por, arsyeja që ka quar deri tek ky akt, dyshohet se është si rrjedhojë e një problemi pronësor.