E enjte, 26 Dhjetor, 2024

E dhimbshme: Kjo është mërgimtarja shtatzënë që humbi jetën në aksidentin tragjik

Dje ka humbur jetën një 23-vjeçare kosovare në një aksident trafiku në New York.Silive raporton se 23-vjeçarja Adriana Sylmetaj, ishte shtatzënë, transmeton Indeksonline.

“Adriana Sylmetaj nga Great Kills, pësoi një traumë të rëndë rreth trupit kur u hodh nga ulësja e pasagjerit të një automjeti që po udhëtonte në Bulevardin Hylan rreth orës 4:44 të mëngjesit të së shtunës”, sipas një zëdhënësi komisariatit në New York.

Sipas hetimeve paraprake nga policia, Adem Nikeziq, 30 vjeç, po lëvizte drejt jugut në Bulevardin Hylan, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë druri në afërsi të kryqëzimit të Rose Avenue.

Oficerët e gjetën veturën “Dodge Challenger” të bardhë 2021 të ndarë në tre pjesë pas përplasjes. Po ashtu aty e gjetën edhe Sylmetajn. Ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes, tha policia.

Ndërsa Nikeziq pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në Spitalin Universitar Staten Island, Prince’s Bay, në gjendje të qëndrueshme, sipas zëdhënësit të policisë.

Krahas vrasjes nga pakujdesia, Nikeziq është akuzuaredhe me drejtim i mjetit në gjendje të dehur.

Një regjistër i foshnjave në BuyBuy Baby listoi Sylmetajn dhe Nikeziqin si prindër në pritje. Fëmija pritej në prill, sipas faqes së internetit

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer