E enjte, 2 Maj, 2024

E dhimbshme: U aksidentua para pak dite, 40-vjeçari ndërron jetë në QKUK

Një aksident i rëndë në trafik kishte ndodhur pasditen e së hënës në Përlepnicë të Ranillugut, ku si pasojë një person kishte marrë lëndime serioze. Viktima i cili po drejtonte motoçikletën në momentin kur u godit nga vetura, u dërgua me urgjencë në spital, mirëpo nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Arban Bislimi, 40-vjeçar.

Bislimi fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Gjilanit, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai u transferua më pas në QKUK.

Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët përmes njoftimeve në rrjete sociale, ku kanë bërë me dije se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e Dobërçanit.

Ndryshe sipas burimeve të Gazetës Sinjali, lidhur me rastin është arrestuar personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin dhe me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit të veturës, i cili ka kaluar në shiritin e kundërt dhe ka goditur viktimën me motoçikletë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer