E diel, 24 Shtator, 2023

E dhunoi në zyrë e në motele – djali i pronarit të ‘NTP Sharri’ dyshohet se keqtrajtoi seksualisht për tri vjet punëtoren

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e reja e shpesh të dyshuar, janë persona të njohur të tyre të cilët keqpërdorin seksualisht. Një rast tronditës dyshohet të ketë ndodhur për disa vite me radhë në Ferizaj, ku një vajzë është keqtrajtuar seksualisht nga djali i pronarit të kompanisë ku punonte, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Kushtrim Sherifin, 40-vjeçar.

E gjithë ngjarja e trishtë kishte filluar në dhjetor të vitit 2020, ku bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, i dyshuari me përdorim të forcës ka kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e kompanisë ‘Sharri’, e cila merret me prodhimin e dyerve dhe laminatit.

Sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, Sherifi dyshohet se që nga atëherë në mënyrë të vazhdueshme e ka kërcënuar 23-vjeçaren dhe të njëjtën e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale herë në zyrë të kompanisë e herë në motele të ndryshme.

Frikës për ta denoncuar rastin dhe për të kërkuar ndihmë, viktima i dha fund vetëm mbrëmë kur edhe rrëfeu para organeve të hetuesisë gjithë ngjarjen tronditëse me të cilën ishte ballafaquar për vite me radhë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndërkohë Gazeta Sinjali ka provuar që të marrë një prononcim nga vetë Sherifi, por nga kompania kanë refuzuar që të japin informacione për kontaktin e 40-vjeçarit, apo të përgjigjen në telefonatat e mesazhet e redaksisë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar lidhur me detajet e reja nga rasti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer